Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut luan rol shumë të rëndësishëm në proceset e rajonit, deklaroi zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Në intervistë për Zërin e Amerikës ai shprehu shqetësim për atë që Ballkani Perëndimor zhvillohet në “dy shpejtësi”.

“Nga njëra anë, ka anëtarë të Aleancës Veriatlantike, të cilët janë shumë të përkushtuar në rrugën e tyre në NATO dhe evropiane. Janë edhe tre të tjerët që po përballen me vështirësi. Gjatë takimeve të mia me ta, vazhdimisht u kam përcjellë se SHBA-ja mbështesin rrugën e tyre euroatlantike. Ne dëshirojmë që të gjithë ata të zgjidhin dallimet e brendshme dhe rajonale që i pengojnë të përparojnë”, theksoi bashkëbiseduesi i Zërit të Amerikës.

Duke e saktësuar përgjigjen, ai foli për, siç theksoi, rolin e rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në proceset aktuale.

“U jemi mirënjohës atyre për lidershipin e tyre rajonal dhe pro-evropian. Si kryesuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), mendoj se Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer. Në këtë kuptim, ne do të dëshironim ta shihnim edhe në Bashkimin Evropian. Shqipëria kishte një qasje të shkëlqyer për anëtarësimin në Këshillin e Sigurisë, në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe me NATO-n”, sqaroi Eskobari.

MARKETING




You may also like