ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

by admin
Spread the love

Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI) iu ka bërë thirrje sot ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që ta pranojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizëm dhe ta dërgojnë në Asamblenë Parlamentare (PACE).

Në një deklaratë të titulluar: “Sërish 47? Rusia jashtë, Kosova brenda”, drejtuesit e ESI, Gerald Knaus dhe Kristof Bender, kanë kërkuar që vendimi të merret në takimin e Torinos në Itali më 20 maj, njofton Klankosova.tv.

Aty kujtohet se për dërgimin e Kosovës në PACE mjaftojnë dy të tretat e votave, që i bie 31 nga 46 vende anëtare të KiE. Kjo derisa 34 prej tyre e kanë njohur Kosovën. Si e tillë përmendet edhe Italia, që tani është kryesuese e Komitetit të Ministrave.

ESI vlerëson se Kosova, pavarësia e së cilës u konfirmua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, është rrëfimi i kundërt i Rusisë, që së fundi u përjashtua nga KiE.

“Ndryshe nga Rusia, Kosova ka shënuar bartje paqësore të pushtetit nëpër zgjedhje të lira dhe fer. Ndryshe nga Rusia, Kosova e pavarur nuk ka pasur asnjëherë të burgosur politikë. Ndryshe nga Rusia, Kosova asnjëherë nuk ka nxitur luftëra”, thuhet në deklaratë, citon Klankosova.tv.

 

You may also like