Është vendimtar për dialogun – Shqip

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të mbështetur krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, si zgjidhja më e mirë për të garantuar paqen dhe stabilitetin në veri të Kosovës.

Gjatë një interviste për mediat serbe, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill theksoi se kjo është vendimtare dhe se serbët duhet ta dinë të ardhmen e tyre.

“Mendoj se komuniteti serb në Kosovë duhet të dijë se si do të jetë jeta dhe e ardhmja e tyre dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm Asociacionin e Komunave Serbe. Kjo është vendimtare.”

Hill gjithashtu u shpreh optimist për procesin e dialogut, ndonëse pranoi vështirësitë që ai po has për shkak të qendrimit që kanë mbajtur të dyja palët.

“Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë, por po ecim përpara.”

Ai theksoi gjithashtu se kjo është një periudhë vendimtare edhe për Serbinë.

“Kushdo që e mbështet atë kthesë drejt Perëndimit është dikush që merr mbështetjen tonë për këtë ide. Mendoj se është koha që Serbia ta bëjë këtë, të kuptojë se e ardhmja e saj, madje edhe e kaluara, është me Perëndimin.”

Ambasadori amerikan në Beograd ftoi palët që të besojnë më shumë tek eksperienca e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe tek ajo e të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Ecobar.

Tv Klan

You may also like