Është më kingu/ Heidi Baci zbulon mashkullin që e tërheq në “Big Brother VIP”

by admin
Spread the love

Pas eksperiencës në “Grande Fratello”, Heidi Baci është bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania” në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

“Shumë kinga janë të gjithë. Si njeri më pëlqen ai i gjati, Drini. Si paraqitje do veçoja Romeon, king është”, tha Heidi.

Me pjesëmarrjen në “Grande Fratello”, bukuroshja u bë kryefjala e titujve në median rozë, pasi i ati e takoi atë në “Big Brother” dhe i kërkoi asaj që të linte në mes garën, pasi kishte parë shumë të afërt me  aktorin Massimiliano Varrese, i cili ishte në moshë shumë më i madh se ajo.

Falë përballjes me babain e saj Genti, Heidi vendosi të largohej nga programi, duke i dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me Massimilianon.

Pavarësisht vëmendjes këmbëngulëse dhe nganjëherë ngacmuese të aktorit 47-vjeçar, Heidi ka pretenduar gjithmonë se nuk kishte asnjë interes për të, por me shumë mundësi u shty nga autorët e programit që të luante së bashku dhe të krijonte një lojë në program.

You may also like