Është më i ndëshkuari në gjashtë kampionatet më të forta, tifozët nuk duan të rinovojë

by admin
Spread the love

Gabime të shumta dhe ndëshkim në seri me kartonë (të kuq dhe të verdhë).

Gianluca Mancini është në krizë, ai po përjeton sezonin e tij më të keq që kur ka veshur fanellën e Romës. Ka shkuar deri në atë pikë sa është lojtari më i ndëshkuar në Evropë këtë sezon. Ka marrë 10 kartonë të verdhë dhe një të kuq në kampionat, 16 në total duke përfshie edhe sfidat e Kupës.

Kartoni i verdhë ndaj Sassuolos e ka bërë atë të ngjitet në krye të listës në gjashtë kampionatet më të mira evropiane (Angli, Gjermani, Spanjë, Francë, Portugali dhe Itali). Me të njëjtin numër kartonësh të verdhë janë ndëshkuar edhe Willyan Rocha i Portimonenses dhe për Gonzalo Verdù I Elches.

Nëse deri pak muaj më parë rinovimi i tij i kontratës pritej pozitivisht nga tifozët, tashmë kanë shpërthyer kritikat ndaj futbollistit verdhekuq. “Ndalni rinovimin, ta tregojë se e meriton në këtë pjesë të fundit të sezonit”, shkruajnë fansat në rrjetet sociale.

Mancini do të fitojë 3 milionë neto në sezon, plus bonuset: “Më shumë se Skriniar, është absurde. Prisni pastaj nënshkruani me të, të shohim nëse ai do ta rritë performancën.” Me pak fjalë, edhe Mancini përfundoi i kritikuar nga tifozëve. Mbrojtësi duhet të tregojë vlerat e tij.


Top Channel

You may also like