Është marrë vendim për uljen e koeficientëve të pagave për funksionarët, të cilët i ka emëruar Qeveria

by admin
Spread the love

Vendim, me të cilën janë ulur koeficientët për llogaritjen e pagës së funksionarëve, të cilët i ka emëruar Qeveria, është marrë në seancën e djeshme të qeverisë.

Siç ka informuar dje pres shërbimi i Qeverisë, me Vendimin zvogëlohen koeficientët e pagave të funksionarëve të emëruar në Qeveri, kordinatorëve kombëtarë dhe zyrtarëve tjerë, drejtorëve dhe personave tjerë të emëruar të organeve në përbërje të ministrive, drejtorë dhe persona tjerë të emëruar të organeve të pavarura të administratës shtetërore, drejtues në organizata administrative, agjenci, fondet dhe personat tjerë juridikë, të themeluar me ligje të veçanta, institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

“Bëhet fjalë për harmonizimin e koeficientëve dhe personave të emëruar nga ana e Qeverisë në përputhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga dhe kompensim tjetër të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.51/24), i cili parashikon ndryshimin e koeficientëve, sipas të cilëve llogaritet paga e personave të zgjedhur dhe të emëruar”, thuhet në kumtesë.

Vendimi i marrë, thonë nga Qeveria, nuk do të shkaktojë implikime financiare shtesë për Buxhetin e shtetit.

MARKETING



You may also like