Është manipulues dhe luan pisët. Agresiv ndaj femrave dhe ka frikë djemtë

by admin
Spread the love

Aktori Amos Zaharia ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel, ku foli rreth eksperiencës së tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Ndër të tjera aktori u ndal më shumë edhe te loja e këngëtarit Luiz Ejlli, me të cilin pati dhe shumë debate brenda shtëpisë.

Amosi u shpreh se vendosi të hiqte dorë nga loja menjëherë pasi doli skandali për sëmundjen e Luizit dhe pa se opinioni publik vendosi ta mbështeste këngëtarin. Ai i konsideroi lotët e Luizit si ‘lotë krokodili’.

“Nëpër prime e shikoja që kur ndodhi ai skandali me faktin që tha jam duke ikur nga kjo jetë, nxorri lot krokodili dhe pastaj ndodhi e kundërta, unë vura re që publiku atje jashtë e mbështeti dhe aty ishte momenti që unë u dorëzova dhe thash nuk ja vlen të luash më këtë lojë”, tha Amosi në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel, ndërsa komentoi me tre fjalë edhe Luizin.

“Është manipulues, është lojtar i fortë por e bën lojën e pistë. Është shumë agresiv ndaj femrave. Ka shumë frikë nga meshkujt”, shtoi Amosi teksa iu kërkua nga moderatorja Megi Pojani të përshkruante me tre fjalë Luiz Ejllin.

You may also like