“Është i kapur”, Arjan Çani tregon se kur mund të shpallet Edi Rama “Non Grata” nga SHBA

by admin
Spread the love

Analisti Arjan Çani u pyet në edicionin e lajmeve në MCN TV nëse mund të ketë shpallje non grata nga Uashingtoni lidhur me skandalin e inceneratorëve. Çani tha se Ramës mund t’i ndodhë si Berishës por vetëm pas 10 vitesh, nëse SHBA mërzitet me të si politikan. Ndër të tjera analisti deklaroi se amerikanët përgatisin dosje me të cilat kapin peng politikanët tanë.

“Mundet, por pas 10 vjetësh siç ndodhi për Berishën. Nëse janë mërzitur me Ramën dhe iu del një aktor më simpatik. Këtë dosjen e inceneratorëve mos u çudit t’ia tundin Ramës. Por në këto momente jo. Nëse do ndodhte kjo, unë i pari do dilja dhe do t’u kërkoja ndjesë të gjithë njerëzve që u kam thënë që drejtësia është e kapur. Amerikanët bëjnë dosje edhe i thonë Ramës bëni kujdes se ua kemi. Janë dosje pengjesh këto. Tani po përgatitet gjella me helm brenda që t’ua japin këtyre bosave kur të ndryshohet konjuktura”, tha Çani për MCN Tv.

You may also like