Është e vështirë t’ua fitosh zemrën këtyre shenjave të horoskopit, ama ato dashurojnë vërtet

by admin
Spread the love

Të tërheqësh vëmendjen e tyre mund të jetë e vështirë, por nëse fati yt është të jesh pranë një personi tëkëtyre shenjave, duhet të jesh i sigurtë se ke gjetur dashurinë e gjithë jetës.

Dashi
Dashi
është shenjë e zjarrit dhe si e tillë, mund të ketë probleme të mbajë për një kohë të gjatë njëmarrëdhënie të qëndrueshme. Duke qenë shenjë e pasionit, Dashi kërkon përherë intensitet në dashuri, ndaj është disi e vështirë t’ia fitosh zemrën për një marrëdhënie serioze. Kjo nuk nënkupton se ata nuk duan të përkushtohen, thjesht dëshirojnë që pasioni të vazhdojë të qëndrojë dhe spontaniteti të mos humbasë me kohën.
P
ër ta fituar këtë shenjë, duhet thjesht të përkushtohesh për t’ia mbajtur të ndezur pasionit. Mos u shqetëso, edhe vetë Dashi do të ndihmojë në këtë aspekt. Kur ata gjejnë dikë që i do me të njëjtin intensitet, nuk i lënë mënjanë gjestet romantike për gjysmën tjetër të zemrës. Dashi do të përdorë zjarrin e zemrës së tij për ta mbajtur gjallë dashurinë.

Luani
Në një marrëdhënie, Luani kërkon një person që do t’i qëndrojë përherë besnik, njësoj siç është vetëLuani me veten. Është e vështirë t’i bësh për vete, pasi janë persona që u pëlqen edhe vetmia. Nuk vuajnëtë kenë pëherë dikë pranë, edhe pse i tërheqin shumë lehtë të tjerët me humorin dhe sjelljen e tyre. Njëtjetër arsye se pse Luanët e kanë të vështirë të lidhen me dikë, është sepse duan të jenë mjaft të sigurtë qëpersoni tjetër do t’i përkushtohet po aq sa përkushtohen ata në një lidhje.
Por n
ë momentin që një person i shenjës së Luanit të pranon në propozimin për lidhje, dije se ke gjetur partnerin më të përkushtuar dhe më të dashur. Pritja ka për t’ia vlejtur, pasi tek ai ke për të njohur njëperson besnik dhe tepër miqësor.

You may also like