“Është e vështirë për të kuptuar se çfarë nuk funksionon në shoqërinë tonë…”

by admin
Spread the love

“Im atë… 70 vjeç dhe punon ende. Ka punuar që i ri. Nuk ka bërë udhëtim për muajin e mjaltit, asnjë javë me pushime. Nëse ndonjë mbrëmje mblidhet me komshinjtë, apo shokët e tij (gjë që ndodh shumë rrallë), mëngjesin e nesërm e gjen që herët në stallë duke punuar, edhe pse me pak orë gjumë.

Njëkohësisht, shoh edhe plot analfabetë të tjerë që thjesht sepse kanë dalë dy ose tri herë në televizion, njerëzit i ndalojnë për t’u marrë autografe. Shoh lojtarë futbolli 18 vjeçarë që fitojnë miliona euro. Ndërkohë babit tim kanë guxim t’i kërkojnë ulje për 2 kg djathë që blejnë. Është e vështirë për të kuptuar se çfarë nuk funksionon në shoqërinë tonë?” – Rrëfim nga internet (Anonim)

Shoqëria jonë funksionon në shumë aspekte mbrapsht. Personat që lodhen më tepër, paguhen më pak. Sigurisht, punët në dukje të lehta, por që kanë më tepër përgjegjësi, duhet të paguhen më tepër. Ama nëse do të kishte një vlerësues të pagave mbi bazën e lodhjes, sigurisht pagesat kudo në botë nuk do të ishin këto që janë.

Me siguri fjalët më sipër ju kanë bërë edhe juve të reflektoni gjatë, ama ai është realiteti i sotëm. Njerëzit preferojnë të shpenzojnë mijëra euro për të blerë makinë, apo shtëpi. Nuk bëjnë zakonisht negociata për “pasuri” të tilla, ndërkohë në mënyrë të pacipë kërkojnë ulje në çmimet e ushqimeve. Harrojnë se prapa përgatitjes së atyre ushqimeve ka njerëz që lodhen pafund dhe marrin paga nga më minimalet.

Në kërkesat tona për ndere, apo ulje çmimesh, duhet të kemi parasysh gjithmonë se personi përballë nesh ka punuar për atë çfarë duam të blejmë. Nuk duhet t’ia ulim vlerat, as t’ia nënvlerësojmë punën, as ta nxjerrim pa fitim për atë çfarë do të shesë. Ai person ka një familje për të mbajtur dhe kurrsesi nuk duhet ta vëmë në vështirësi për kërkesat tona ndonjëherë të kota për ulje. Populli ynë ka një thënie që më pëlqen pamasë: “Nuk nxirret dhjamë nga pleshti”. Kuptoni se ku duhet të kërkoni, por kurrsesi mos i hyni në hak dikujt që punon fort dhe lodhet.

You may also like