Është apo jo në depresion vrasësi i 77 personave? – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria e Norvegjisë këmbënguli të premten se Anders Behring Breivik, ekstremisti i krahut të djathtë që vrau 77 persona në një sulm të vitit 2011, mbetet i rrezikshëm dhe duhet të qëndrojë në izolim, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se të drejtat e tij të njeriut po shkeleshin.

“Ekziston një rrezik i madh i dhunës dhe se do të frymëzojë të tjerët. Kjo është arsyeja pse ai duhet të kryejë kohën e tij nën masa të rrepta sigurie. Nuk ka asgjë që tregon se të drejtat e njeriut të Breivik janë shkelur”, tha Andreas Hjetland, një avokat i qeverisë, në ditën e fundit të seancës pesëditore, raportoi Associated Press, duke cituar agjencinë norvegjeze NTB.

Breivik paditi shtetin norvegjez në një përpjekje për t’i dhënë fund izolimit të tij në burg dhe kufizimeve në komunikimin me botën e jashtme.

Breivik ka ngritur edhe më parë padi për shkelje të të drejtave të njeriut, pasi nuk i lejohet aksesi me të burgosurit e tjerë, për shkak të kontrolleve të rregullta dhe prangave të shpeshta.

Ai gjithashtu është ankuar se duhej të hante me takëme plastike, dhe se nuk i lejohej të komunikonte me përkrahësit.

Breivik mund të qëndrojë në burg dhe më shumë se 21 vjet, sepse sipas ligjit aktual, të burgosurit mund të burgosen për aq kohë sa janë një rrezik për shoqërinë.

Më 22 korrik 2011, pasi shpërtheu një makinë të mbushur me eksploziv të parkuar përpara ndërtesave të ministrisë në Oslo, Breivik kaloi në ishullin Utoya dhe hapi zjarr rastësisht në kampin veror të një partie të majtë.

Tetë persona u vranë në bombardimin në Oslo, dhe 69 njerëz u vranë në ishullin Utoya, gjithsej 319 persona u plagosën.

Breivik, i cili u arrestua në vendin e sulmit, u dënua me 21 vjet burg, dënimi më i gjatë që prej heqjes së dënimit me vdekje në vend, por ende ekziston mundësia që dënimi të ndryshohet në burgim të përjetshëm.

Seanca e kësaj jave u mbajt në burgun Ringerike. Avokati i tij, Oystein Storrvik, tha të enjten se klienti i tij po kalon një kohë të vështirë me mungesën e kontaktit me botën e jashtme.

Gjatë dëshmisë së tij të martën, Breivik tha se vuan nga depresioni dhe ndjenjat e vetëvrasjes. Megjithatë, psikiatri i tij tha dje se ai nuk mendonte se Breivik ishte në depresion serioz. /tesheshi.com/

You may also like