Escobari takon krerët opozitarë në mbrëmje – Shqip

by admin
Spread the love

I dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka nisur sot vizitën zyrtare në Kosovë, duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Escobar përveç takimit me krerët shtetërorë, e ka ftuar në takim edhe opozitën.

Siç merr vesh Klankosova.tv takimi do të mbahet sot në mbrëmje nga ora 19:00.

Burime të PDK-së dhe AAK-së, kanë konfirmuar se krerët e tyre do të jenë pjesë e takimit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës të Kosovës, kanë konfirmuar për Klankosova.tv se kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takim.

Ndërkohë, emisari amerikan nesër do të takohet nesër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

You may also like