Escobari dhe Lajçaku do t’i takojnë edhe Krasniqin dhe Haradinajn

by admin
Spread the love

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Takimin e parë ata do ta zhvillojnë në mbrëmje me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke filluar në orën 20:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Të nesërmen në mëngjes, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45. Kështu e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga zyra për media e presidentes.

Para nisjes për Serbi, siç merr vesh Klankosova.tv dy diplomatët do të takohen edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe atë të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj. /Klankosova.tv.

You may also like