Escobar: Forcat serbe nuk shkelin më në Kosovë!/ BE: Jo buldozerë për barrikadat

by admin
Spread the love

“Është koha të diskutohet fillimi i themelimit të Asociacionit të komunave serbe dhe këtë, ia bëra të qartë dhe kryeministrit të Kosovës”, ky ishte mesazhi i përcjella nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me Albin Kurtin.

Komenti i tij tregon qartë se Washingtoni kërkon ulje të tensioneve dhe shmangie të konfliktit, edhe me dëshminë nga ana e Prishtinës zyrtare.

“E kam bërë të qartë se presim që të fillojmë të flasim për zbatimin e Asociacionit të komunave serbe, këtë e kam bërë shumë të qartë. Shpresojmë të ketë shpejt një zgjidhje për krizën aktuale në veriun e Kosovës. Jam shumë i inkurajuar që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian është këtu dhe shpreha mbështetjen time për përpjekjet e tij që të lëvizet në drejtim të propozimit franko-gjerman“, tha Gabriel Escobar.

Ndërsa përsëriti sërish idenë se duhet zbatuar pakti me serbët për Asociacionin, një mënyrë kjo duket sipas SHBA-së për të fashitur më në fund pakënaqësitë në komunat veriore me shumicë serbe, Escobar më herët i dërgoi një sinjal të qartë Beogradit se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga ana e Shteteve të Bashkuara, të cilat, siç nënvizoi ai, e refuzojnë në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë. Në takimin me Kurtin, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak i kishte mëshuar po ashtu idesë se rruga më e mirë për të zgjidhur këtë ngërç, është ajo paqësore.

“Kemi krizë, kemi barrikada dhe kemi një situatë të vështirë në veriun e Kosovës prandaj Josep Borrell më kërkoi që të vija. Tensionet nuk ndihmojnë askënd dhe nuk mendoj se ndonjë person normal është i kënaqur me situatën e brishtë që e kemi në veri. Për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është nëse bëhet si rezultat i një marrëveshje politike e jo me buldozer”, u shpreh Miroslav Lajçak.

Të dy diplomatët pritet të qëndrojnë të mërkurën në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.


Top Channel

You may also like