Escobar fjalëpakë pas takimit me Osmanin: Mbështesim aspiratat euro-atlantike e thellimin e partneritetit

by admin
Spread the love

Zëvendësndihmës-sekretari e ShBA-së, njëherësh të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qenë fjalëpakë pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, raporton Shqip.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Escobar dhe Osmani nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët.

“Erdha të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe mënyrat për ta thelluar këtë partneritetin përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Escobar shtoi se Kosova ka kontribuuar shumë në agjendën e tyre të përbashkët.

“Jam krenar të them që Kosova ka kontribuar shumë në agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm sesi Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë”.

You may also like