Eroll Salihu: Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti nuk munden të kandidojnë – ky veprim ua lejon kandidimin

by admin
Spread the love

Eroll Salihu është i ftuar në emisionin “Sporti në KTV” për të folur rreth situatës së fundit në Federaten e Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.

Sipas ish-sekretarit të Përgjithshëm, Eroll Salihu, ka deklaruar se Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti nuk munden të kandidojnë për momentin, pasi kanë qenë të suspenduar.

Për të kandiduar Ejupi dhe Ahmeti, duhet që Kuvendi t’ua largojë dënimin dhe më pas ata mund të kandidojnë.

“Nuk mundem momentalisht. Duhet të qitet në Kuvend dhe t’iu lagohet dënimi. Për dënimet një vjet e më shumë, i hjek Kuvendi. Po them, ai klub që shkon në këtë Kuvend bënë shkelje të rëndë.

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ishte dënuar me një vit mos kryerje funksioni në futboll nga FFK, për shkak se në një intervistë për “Insportin” kishte kritikuar FFK-në.

Po ashtu edhe Ahmeti ishte suspenduar dhe më pas edhe larguar nga puna nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Përveç, Remzi Ejupit dhe Arianit Ahmetit, për pozitën e të parit të FFK-së kanë kandiduar edhe Nexhat Dumnica, Bekim Shotani. /Insporti.com/

You may also like