Eroll Salihu: Katër herë jam ftuar nga Prokuroria për rastin Agim Ademi, ndihem i turpëruar

by admin
Spread the love

Ish- sekretari i FFK-së Eroll Salihu, ka njoftuar se është paraqitur për herën e katërt në Prokurori në lidhje me rastin Agim Ademi, gjë të cilën e cilësoi të turpshme, shkruan Gazeta Metro.

E për këtë, Salihu ka kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent mes tij dhe Këshillit Ekzekutiv të FFK’së të cilët së bashku me Agim Ademin, shpallën zgjedhjet për kryetar të FFK’së në kundërshtim me statutin e këtij institucioni.

Përmes një letre Salihu, ka thënë që ky Këshill është totalisht i painformuar dhe mosballafaqimi me problemet reale po e dëmton rëndeë institucionin që ata udhëheqin.

‘’Nuk kam qenë kurrë në Prokurori për 57 vite jetë dhe tani kater herë. Agimi i ka dy-tri aktakuza apo hetime të rënda dhe ju as që e qani koken. Miqtë duhet te flasin hapur me të, e jo ta sulmoni pastaj kur çdo gjë mbaron’’, thuhet në reagimin e Salihut.

Ai tha se nuk do e votonte asnjëherë për kryetar të FFK’së Agim Ademin, që po synon mandatin e dytë, edhe sikur të ishte njeriu i fundit në planet.

Letra e plotë:

Të nderuar,

Duke parë reagimin e juaj të zakonshëm (kurrfarë reagimi), ju ftoj që të mbani një takim urgjent të hënën, dhe aty të flasim përballë njëri tjetrit (KE dhe unë). As që kam filluar të hy në shkeljet dhe të këqijat që janë bërë. Mosinformimi juaj total dhe mosballafaqimi me problemet reale janë duke e dëmtuar rëndë institucionin që e udhëhiqni. Sot jam ftuar sërish në Prokurori për çështjen Agim Ademi-është hera e katërt brenda pak muajsh dhe poturpërohem duke pritur në rend si ‘’rrugaç’’. Nuk kam qenë kurrë në Prokurori për 57 vite jetë dhe tani katër herë, Agimi i ka dy-tri aktakuza apo hetime të rënda dhe ju as që e çani kokën. Miqtë duhet të flasin hapur me të, e jo ta sulmoni pastaj kur çdo gjë mbaron. Duhet ta kuptoni një gjë: Nuk do ta votoja  Agim Ademin kurrë më edhe sikur të ishte njeriu i fundit në planet. Ne e kemi larë borxhin ndaj tij e sidomos unë. E vërteta dihet kur dëgjohen të dyja palët. Ju kurrë nuk keni pasur guxim të dëgjoni edhe palën tjetër por keni gjykuar njëanshëm.

You may also like