Eroll Salihu: Flamur Bunjaku ka harxhuar miliona euro për pranimin tonë në UEFA e FIFA

by admin
Spread the love

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu në Prime Time të Kanal 10 foli në lidhje me dorëheqjen e tashmë ish- anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FFK’së, Flamur Bunjakut.

Salihu tha thënë fjalë të mëdha për Bunjakun, duke deklaruar se ai harxhoi miliona euro për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Ndër të tjera, Salihu potencoi se arsyeja e largimit ishin ngjarjet e fundit në FFK.

“Për fat të keq po, kuptohet që kjo është arsyeja e vetme. Janë mërzit njerëzit nga kjo gjë. Flamur Bunjaku është njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj në futbollin e Kosovës. Flamurin e kemi pasur dorë të djathtë Fadili (Vokrri) dhe Unë. Kjo foto është në kongresin e FIFA-s kur nuk na dhëshin vizat dhe Flamuri ishte i gatshëm të shkonte i vetëm, por më vonë Fadili pashi ishte rezident në Francë iu lejua”.

“E kemi pasur dorë të djathtë në UEFA e FIFA, e kemi pasur shtëpinë e tij si shtëpi të dytë. Ka harxhuar miliona euro për futbollin e Kosovës dhe kurrë nuk e ka qel gojën të flas”.

“15 vite ky njeri ka dhënë kontribut. Unë mendoj se është një humbje e madhe për futbollin gjilanas dhe të Kosovës”.

Tutje, Salihu shtoi se Bunjaku kohët e fundit kishte qenë i mërzitur pasi anëtarët e KE nuk e thirrnin të konsultoheshin me të.

“Absolutisht ka qenë shumë i shqetësuar pasi ishte i mërzitur shumë pasi as anëtarët e KE nuk e thirrnin të konsultoheshin, derisa ky ka qenë nikoqir i gjithë atyre sa herë kanë shkuar në Zvicër”, deklaroi Salihu.

Bunjaku ka qenë që nga viti 2016 pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

You may also like