Ermal Mamaqi e zë ngushtë me pyetjen ngacmuese, Melisa hesht dhe nuk i përgjigjet

by admin
Spread the love

Melisa Lleshi është shndërruar shumë shpejt në një nga konkurrentet më të përfolura në “Dance Albania”. Mirëpo, së fundmi ka marrë vëmendje të madhe veshja e saj. Madje edhe Ermal Mamaqi pati një pyetje ngacmuese. “Instagrami im po shpërthen Alketa, se njerëzit duan të dinë, a kishte të mbathura apo jo Melisa”, ka thënë ai.

Por Melisa ka zgjedhur të heshtë e të mos reagojë aspak. Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurrentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet…

Më heret Andi ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”, dhe pyetjet rreth Melisës sigurisht që nuk munguan. Por me sa duket Andi e ka hedhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren, dhe ka nisur një romancë të re.

Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurrentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën. “Ndoshta nuk harrohet, por plumbi del me plumb”, u shpreh ai. Por më herët, Melisa ka zbuluar për “Dance Albania” se: “Në fakt, jam në një njohje të re Alketa, por është pak si herët për të marrë lule”, -tha ajo.

You may also like