Erjona Jonuzi volejbollistja e parë që shpallet MVP në gara Evropiane! – Shqip

by admin
Spread the love

JONUZI: MIRËNJOHJE QË KA SHUMË VLERË PËR MUA

Volejbollistja e vetme shqiptare në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut, Erjona Jonuzi ka hyrë në histori si volejbolliste e parë e cila është shpallur MVP në një ndeshje ndërkombëtare, për çka Agjencia  e Rinisë dhe Sportit e ka nderuar me mirënjohje të veçantë

Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi është e vetmja lojtare e reprezentacionit që ka fituar titullin MVP në ndeshjen kundër Letonisë e vlefshme për garat evropiane, pavarësisht se Maqedonia e Veriut pësoi humbje. Ishte kjo arsyeja që ajo të nderohet  me  mirënjohje të veçantë nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit!

“Një mirënjohje që ka shumë vlerë për mua, vlerësim  për punën që unë kam bërë deri tash dhe normal një motiv shtesë  për të vazhduar punën edhe më fortë edhe më shumë” – tha Erjona Jonuzi.

22 vjeçarja Erjona Jonuzi për Klan Maqedoni thotë për 12 vite karrierë duke filluar nga ekipi i Shkëndijës, ka kaluar sfida të shumta si  humbje, fitore, lëndime, dëshprime, por në fund ka fituar dashurinë dhe pasionin për volejbollin.

“Po kam filluar në klubin e zemrës, klubi Shkëndija. Por pastaj duke dashur që të rritem në karrierë bashkërisht me trajnerin tim Namikqemal Mustafa i cili më mësoi hapat e para të volejbollit vendosëm bashkërisht që unë të largohem për në Tuqri. Normal që në Turqi tek Orturturk Telekom dhe Gallatasaraj më dha një shtytje  shumë të madhe si profesioniste. Pastaj me kthimin këtu tek Universiteti i Tetovës edhe aty patëm shumë suksese, tani në Rabotniçki jam shumë mirë, më kanë pritur  shumë mirë dhe sukseset vazhdojnë” – tha Erjona Jonuzi.

Erjona Jonuzi me cilësinë dhe pasionin që ka për volejbollin, shpreson se edhe në të ardhmen do të jetë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë Veriut duke qenë lojtare kyçe në ekip. /KlanMacedonia/

You may also like