Eriksen mërzit United – Shqip

by admin
Spread the love

Mesfushori danez do të qëndrojë jashtë fushe për 3 muaj për shkak të një dëmtimi në kavilje

Christian Eriksen do të duhet që të qëndrojë për të paktën tre muaj jashtë fushe, pasi pësoi një dëmtim në kavilje në takimin e FA CUP kundër Riding të fituar 3-1.

Mesfushori danez u lëndua si pasojë e një ndërhyrjeje të Endi Kerol, e më pas u largua nga “Old Trafford” me paterica.

Pas analizave të kryera, rezultoi ajo që te United i trembeshin më shumë; futbollistit do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u rikthyer.

Stafi mjekësor beson se Eriksen mund të jetë përsëri në fushë para përfundimit të sezonit, e gjasat janë që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Ten Hag në fund të prillit, ose në fillim të majit, nëse rehabilitimi shkon sipas planit.

Trajenri Erik Ten Hag është i mërzitur nga dëmtimi i danezit që ka qenë titullar nga nisja e sezonit, me ekipin që e presin sprova të vështira.

Eriksen ka luajtur në 19 takime në Premier Ligë, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 7 asiste. Ndërsa në Ligën e Europës në 6 takime ka dhënë 2 asiste. Ai ka luajtur në total në të dyja kompeticionet 1917 minuta.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like