Erik ten Hag “çmend” tifozët me deklaratë: Bëmë performancë shumë të mirë, nuk e merituam humbjen

by admin
Spread the love

Manchester United ka dështuar të kualifikohet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas disfatës nga Bayern Munichu, në kryendeshjen e Grupit A.

  

“Djajtë e Kuq” pësuan 0:1 nga Bayern Munich, në stadiumin Old Trafford, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka thënë se të besuarit e tij bënë performancë shumë të mirë dhe se ata nuk e merituan humbjen.

“Bëmë gabime. Disa individë gabime nga më shumë lojtarë. Në fund të fundit nuk është mjaftueshëm e mirë. Sot performanca ishte shumë e mirë. Nuk e meritonim humbjen, por e humbëm ndeshjen”.

“Duam të jemi më të qëndrueshëm. Duhet të përmirësoj skuadrën. Unë duhet t’i drejtoj ata dhe lojtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm” – tha ndër tjerash Ten Hag pas ndeshjes.

Man Unitedit iu nevojit fitorja ndaj Bayernit dhe barazimi i Copenhages me Galatasarayn, për t’u kualifikuar tutje.

Manchester United kësisoj mbeti në pozitën e fundit me katër pikë, ndërkaq Bayernit në fazën tjetër i është bashkuar Copenhaga që triumfoi 1:0 kundër Galatasarayt. Këta të fundit janë në vendin e tretë, pozitë që dërgon në Ligën e Evropës./Lajmi.net/

You may also like