EREVAN – Armenia shpall armëpushimin me Azerbajxhanin pas disa ditësh luftimesh

by admin
Spread the love

EREVAN, 15 shtator /ATSH-DPA/ – Një armëpushim midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka hyrë në fuqi dje në mbrëmje, sipas sekretarit të Këshillit të Sigurimit Armen, Armen Grigoryan.

“Një marrëveshje për një armëpushim është arritur me pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar”, tha Grigoryan për televizionin armen, duke shtuar se marrëveshja kishte hyrë në fuqi dje në orën 20:00.

Fillimisht nuk pati asnjë konfirmim të armëpushimit nga Azerbajxhani, megjithëse Ministria Armene e Mbrojtjes konfirmoi se bombardimet ishin ndalur.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan i tha parlamentit të vendit se mbi 100 armenë ishin vrarë në luftimet midis dy vendeve që nga nata e së hënës dhe se 50 kilometra katrorë të territorit armen ishin pushtuar nga Azerbajxhani.

Ndërsa Azerbajxhani raportoi vdekjen e 54 trupave të tij.

Pavarësisht armëpushimit, mijëra demonstrues dolën dje në mbrëmje në rrugët e kryeqytetit armen Jerevan për të kërkuar dorëheqjen e Pashinyan, duke e akuzuar atë se i ishte nënshtruar Baku.

Armenia ka kërkuar ndihmë nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) e udhëhequr nga Rusia.

Armenia dhe Azerbajxhani për dekada me rardhë kanë qenë në një mosmarrëveshje lidhur me rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili historikisht ka pasur një popullsi me shumicë armene, por ligjërisht ishte pjesë e Azerbajxhanit nën sundimin sovjetik.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like