Erdogan zbarkon në Lituani, pritet të zhvillojë takimet në samitin e NATO-s

by admin
Spread the love

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Lituani, për të zhvilluar takimet e samitit të NATO-s, fillimisht dypalësh me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, u cili po ashtu tashmë ka mbërritur në Vilnius.

Deri më tani kundërshtimi i Turqisë për futjen e Suedisë në aleancën veriatlantike ka bërë që të dyja palët të detyrohen të takohen fillimisht me njëri-tjetrin, e për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Ende nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në takimin e tyre, sidomos pas deklaratës së papritur të Erdogan këtë të hënë, për mbështetjen e kandidaturës së Suedisë në NATO vetëm nëse Bashkimi Evropian rifillon bisedimet e anëtarësimit të ngecura me Turqinë.

Erdogan argumentoi se shumë nga të njëjtët udhëheqës që po bllokonin anëtarësimin e Turqisë në BE tani dëshironin që ai të mbështeste kandidaturën e Suedisë.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, reagoi menjëherë duke e konsideruar kërkesën e Erdoganit të palidhur me çështjen për t’i dhënë Suedisë garancitë e sigurisë të ofruara nga organizata më e fuqishme ushtarake në botë.

Ai ka bllokuar pranimin e Suedisë për muaj të tërë për shkak të strehimit të militantëve kurdë që kanë zhvilluar një kryengritje të përgjakshme kundër shtetit turk.

Mosmarrëveshja buroi nga një dakordësi që Turqia nënshkroi me Suedinë dhe Finlandën pasi fqinjët i dhanë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak dhe kërkuan strehim nën ombrellën bërthamore të ofruar nga NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

 


Top Channel

You may also like