Erdogan synon të marrë pranë vetes Musk, i ofron të ndërtojë fabrikën e radhës në Turqi

by admin
Spread the love

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi manjatit të teknologjisë Elon Musk që të hapë fabrikën e tij të ardhshme Tesla në Turqi, duke u bërë kështu lideri i fundit që lobon një nga njerëzit më të pasur në botë.

“Presidenti Erdogan i bëri thirrje Teslës që të krijojë fabrikën e saj të shtatë në Turqi”, njoftoi zyra e liderit turk.

Erdogan dhe Musk kanë zhvilluar një sërë takimesh si në Turqi ashtu edhe në forumet ndërkombëtare, ndërsa më i fundit u shënua në Neë York.

Manjati teknologjisë ishte nën shoqërimin e djalit të tij të vogël tre vjeçar, të cilin e mbajti në prehër gjatë bisedimeve.

Anadolu, agjencia shtetërore turke e lajmeve, raportoi se Musk e konsideroi shumë të rëndësishëm ofertën e Erdogan për ndërtimin e fabrikës së re, madje e vuri në vendin e kandidatëve më të mirë.

Zyra e Erdogan tha se lideri I tyre e ftoi Musk të marrë pjesë në Teknofest, një panair i teknologjisë i planifikuar për në fund të këtij muaji në Izmir, qytetin perëndimor të Turqisë.

Përpjekjet lobuese të Erdoganit pasojnë ato të ndërmarra nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u takua me Musk në qershor dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

Erdogan ishte në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cilit do të startojë të martën.

Tesla aktualisht ka gjashtë fabrika, duke përfshirë dy jashtë Shteteve të Bashkuara, një në Shangai e fokusuar në tregun aziatik dhe një e dytë e fokusuar në shitjet evropiane pranë Berlinit. Gjithashtu po ndërton një fabrikë në Meksikë dhe ka plane paraprake për një fabrikë në Indi.


Top Channel

You may also like