Erdogan pret presidentin palestinez Abbas, para vizitës së Netaniahu në Ankara (fotot)

by admin
Spread the love

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas nisën sot bisedime bilaterale në pallatin presidencial në Ankara.

Zhvillimet vijnë në një kohë të rënduar tensionesh mes Palestinës dhe trupave pushtuese izraelite që kanë kryer operacione të vazhdueshme ushtarake në qytetet e kampet palestineze .

Dy ditë më vonë Erdogan do të presë këtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, siç njoftojnë dy zyrat respektive, për të diskutuar rrugë të mundshme të daljes nga gjakderdhja në Palestinë.

“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të presë presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe më pas kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Turqi brenda së njëjtës jave,” njoftonte presidenca turke.

Ankaraja deklaronte se temat e takimeve ishin “marrëdhëniet Turqi-Palestinë, zhvillimet në konfliktin Izrael-Palestinë, dhe cështje të tjera ndërkombëtare”.

Zhvillimi vjen teksa sot 3 palestinezë u vranë nga plumbat izraelitë sipas ministrisë palestineze të shëndetesisë, që sipas ushtrisë izraelite kishin hapur zjarr ndaj ushtareve nga një automjet.

Vrasja e tre palestinezëve sot në Bregun Perëndimor është episodi më i fundit i dhunës së përshkallëzuar nga ushtria hebreje prej fillimit të vitit.

“Tre palestinezë janë vrarë nga plumbat izraelitë në Nablus,” tha ministra palestineze e shëndetesisë, teksa grupi militant Hamas, që kontrollon në Rripin e Gazës tha se tre viktimat ishin anëtarë të tij, shkruan rrjeti AFP.