Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai ka njoftuar sot mbajtjen e një mbledhjeje tjetër ndërministrore mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Erdogan tha se kjo mbledhje do të mbahet së shpejti. Për këtë, ai tha se do të merren me organizimin dy ministrat e Jashtëm të qeverive.

Kreu i shtetit turk tha se ka një rritje të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila mund të thellohet edhe më tej.

You may also like