Eraldo Çinari i bashkangjitet kuqezinjve tetovarë? – Shqip

by admin
Spread the love

Futbollisti  shqiptar nga  Shkodra, Eraldo Çinarit  i  cili në sezonin vjeshtor  ishte  pjesë e ekipit Samsunspor në  në kampionatin  e Turqisë,  në të ardhmen do të jetë pjesë e skuadrë Shkëndija  e Tetovës. Edhe pse  nga   skuadra  kuqezi  akoma nuk ka asgjë zyrtare  në koluare flitet se tanimë shkodrani  ka zbarkuar  në Tetovë  dhe është duke i zhvilluar kontrollet e detajuara mjekësore. Për 26-vjeçarin kishte një interesim edhe nga dy ekipet shqiptare Vllaznia e Shkodrës e Partizani i Tiranës.

Eraldo Çinari do të bëhet përforcimi i pestë gjashtë i Shkëndijës në këtë merkato të demerit pas Metodia Maksimovit, Mustafa Mujezinoviqit, Nasko Milevit, Kamer Qaka dhe Almir Rexhepit i cili kthehet pas huazimit te Besa e Dobërdollit .

Ndryshe KF Shkëndija, në drejtimin e trajnerit Qatip Osmani, vazhdon përgatitjet pë pjesën pranverore të kampionatit, ndërsa  pë të enjten është caktuar ndeshje miqësore me Voska Sportin, në stadiumin me bare artificial në Qendrën Sportive në Tetovë

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

 

You may also like