Epokë e re e cenueshmërisë në SHBA, drejtori i FBI-së bën paralajmërimin “bombë”: Amerikanët nën kërcënim të dyfishtë

by admin
Spread the love

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi amerikanët për një kërcënim të rëndë të dyfishtë, teksa dha shembuj për përdorimin e fuqisë dhe pozicionit për të tërhequr vëmendjen.

BBC shkruan se paralajmërimi i tij mahnitës për aftësinë e Kinës për të “shkatërruar kërdinë” në infrastrukturën amerikane dhe për të dëmtuar drejtpërdrejtë amerikanët, hedh dritë të re mbi ambicien e armikut të ri superfuqi të Amerikës dhe ndihmon në dhënien e kontekstit të marrëdhënieve të brishta midis Uashingtonit dhe Pekinit që tashmë po shfaqen si një çështje në fushatës 2024.

Sipas ekspertëve vlerësimi “bombë” i Wray për dobësitë e sistemeve që mbështesin jetën e përditshme pasqyroi një çështje që po zmadhohet, natyrën e ndërlidhur të rrjeteve të reja të transportit, energjisë dhe sulm kibernetik (hakerim) në të ardhmen. Kjo e fundit konsiderohet një nyje që mund të paralizojë të gjithë vendin.

Rick Geddes, drejtor i Programit të Politikave të Infrastrukturës të Universitetit Cornell, deklaroi se ishte i befasuar nga deklaratat kaq të hapura të Wray në lidhje me këtë kërcënim.

“Wray, me gjithë gjuhën e tij të ashpër, mund të ketë nënvlerësuar peshën e një çështjeje që ngre shumë sinjale paralajmëruese në lidhje me kërcënimet e mundshme ndaj infrastrukturës sonë kritike“, tha Geddes.

Skenari që drejtori i FBI-së përshkroi në deklaratën e tij në Kongresin amerikan ishte një përshkrim i kapacitetit të Kinës, udhëheqësve të Partisë Komuniste (CCP) dhe agjencive të inteligjencës.

 


Top Channel

You may also like