Enver Sulejmani emërohet drejtor i përgjithshëm në KF Voska Sport – Shqip

by admin
Spread the love

Klubi i futbollit Voska Sport nga Ohri ekip e cila në kampioantin 2023/2024 u inkuadrua në elitën e futbollit vendor, krahas ekipit stafit teknik dhe futbollistëve  pronari  Nefi Useini, po bënë konsulidimin e edhe të stafit drejtues dhe atë me  persona që kanë përvoj të gjatë në futboll. 

Kështuqë nga dita e djeshme drejtor i ri i përgjithshëm në klubin e futbollit Voska Sport është emëruar Enver Sulejmani ish-zëvendës sekretari përgjithshëm në FFM. 

Ndihem krenar për besimin që më ka dhënë pronari i KF Voska Sport, Nefi Useini. Unë jam i vetëdijshëm  se ky post aq  sa është privilegj është edhe përgjegjësi  e madhe, por unë si gjithmon çdo detyrë që e pranoj  e kryej me përkushtim. Besoj se  kështu do të jetë edhe me detyrën që më ka angazuar pronari I Voska Sport.  Ekipi ynë do të dëshmoj se jo rastësisht gjendet në  mesin e ekipeve  më të mira  në elitën e futbollit të Maqedonmisë së Veriut” tha Enver Sulejmani  tanimë drejtor I përgjithshë I KF Voska Sport.

 Enver Sulejmani është punëtor shumëvjeçar në futbollin e vendit tonë sidomos në ekipin e Shkëndijës dhe atë Renovës kontributi i të cilit është i padiskutueshëm. Nga viti 2013 deri në vitin 2018, Enver Sulejmani ushtroi detyrën e zëvendës sekeretarit të përgjithshëm në FFM.

You may also like