Entuziazëm i madh në kampin zikaltër, “San Siro” plot për derbin dhe Romën

by admin
Spread the love

Dy javët e fundit në kampionat kanë rikthyer entuziazmin në radhët e tifozëve të Interit pas 2 muaj shumë negativë. Stadiumi “Meazza” do të jetë i ezauruar plotësisht për duelin e Kupës së Italisë kundër Milanit ku do të jenë mbi 70 mijë tifozë të pranishëm.

Kjo është hera e parë që një derbi ka kaq shumë tifozë pas periudhës së pandemisë. Të shtunën e kaluar ishin 61 mijë tifozë për të ndjekur nga afër duelin me Veronën, ndërsa që tani janë shitur 50 mijë për rikthimin e Mourinhos dhe Romës së tij.

Ende nuk dihet data e sfidës për Romën, por pavarësisht se 25 prilli është ditë feste tifozët janë përgjigjur prezentë. Tani është një moment i rëndësishëm për skuadrën dhe zikaltrit e dinë shumë mirë se sa nevojë ka skuadra për ta për të arritur suksesin në kampionat dhe në Kupën e Italisë. / Oversport.tv

You may also like