Enrique: Bukur kur sheh se lojtarët e stolit dhurojnë këtë performancë ndaj Lille

by admin
Spread the love

Pas suksesit kundër Lille, ndeshje në të cilën Paris Saint-Germain aktivizoi nga minuta e parë disa lojtarë që nuk janë titullarë të përhershëm, trajneri Luis Enrique u shpreh i lumtur për përformancën e djemve të tij.

Në konferencën për mediet, Enrique theksoi se është bukur kur merr këto rezultate nga lojtarët e stolit.

“Është shumë bukur sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që skuadra të shohë se lojtarët janë në gjendje të performojnë mirë pavarësisht minutave të luajtura apo situatës së tyre.

Besoj se e rëndësishme është të ndihemi pjesë e një skuadre dhe ndaj Lille ishim shumë të mirë në mbrojtje, shumë të mirë në sulm dhe megjithëse kundërshtari kaloi në avantazh, nuk kishim dyshime dhe ia dolëm të fitonim”-deklaroi kreu i stolit të PSG-së.

You may also like