Enkelejd Alibeaj zbulon se çfarë ka ndodhur me Lulzim Bashën dhe Alfred Rushajn: Nuk është dramë

by admin
Spread the love

Postet e Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike kanë ndryshuar. Nga nënkryetar i Kuvendit, Alibeaj është tashmë kryetari i ri i grupit parlamentar të PD, duke zëvendësuar Alfred Rushajn. Pikërisht largimi i këtij të fundit u shoqërua me mister dhe shumë pikëpyetje.

Alibeaj nuk e cilësoi si dramë kalimin e tij në këtë post, ndërsa tha se Basha dhe Rushaj janë marrë vesh për largimin e tij.

“Nuk është dramë. Është bërë kalimi i një prej nënkryetarëve nga një pozicion në postin e kryetarit të grupit parlamentar. Në një konsent mes zotit Rushaj dhe Basha u bë ky kalim.

Për mua ishte surprizë sepse unë besoj për këdo që është në politikë besoj pak hije ka që çështjet që janë të brendshme të mos transferohen në platenë e Parlamentit. Do të besoja që aty të diskutohen ato që janë çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët. Një nga më kryesoret është përballja me qeverinë”, u shpreh Alibeaj në Radari Informativ.

You may also like