Enea Jorgji “skuq” finalen e parakohshme

by admin
Spread the love

Ajax dhe Aston Villa kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes së Conference League

E cilësuar si finalja e parakohshme, takimi më i rëndësishëm i Conference League, mes Ajax dhe Aston Villa ka përfunduar në barazim 0-0, akti i parë i luajtur në Amsterdam.

Drejtësia në këtë sfidë u vendos nga Enea Jorgji, i ndihmuar nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si anësorë, ndërsa Eldorjan Hamiti ishte arbitër i katërt.

Nëntë kartonë të verdhë dhe dy të kuq të dhënë në këtë ndeshje nga Enea Jorgji. Të dyja skuadrat e përfunduan ndeshjen me 10 lojtarë pasi Ezri Konsa i Villa-s dhe mbrojtësi i Ajax, Tristan Gooijer morën kartonin e dytë të verdhë në 10 minutat e fundit.

Emiliano Martinez realizoi pritjen e ndeshjes në mes të pjesës së dytë duke shmangur goditjen me këmbën e majtë të Kenneth Taylor që dukej e destinuar për në rrjetë.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Villa Park pas një jave, trajneri i Villa-s, Unai Emery do të kërkojë të zgjasë kërkimin e tij për një trofe të pestë evropian në karrierën e tij.

You may also like