Ëndrrat para parave, Belotti refuzon milionat në pritje të Milanit

by admin
Spread the love

Prej disa javësh në Casa Milan ka mbërritur për sulmin e sezonit tjetër kandidatura e Andrea Belottit. Nga ana tjetër, “Gallo” ka vetëm Milanin në mendje dhe dëshiron të presë një lëvizje nga drejtuesit kuqezi.

Në këtë formë duhen lexuar edhe refuzimet e dy super ofertave nga Al-Hilal, dhe nga miliarderët e Neëcastle sipas Calciomercato.com. Për të dyja klubet u fol për një pagë rreth 7-8 milionë euro në sezon, por paga nuk është prioritet përpara ëndrrës për Belottin.

Megjithatë, një lojtar me parametër zero i cilësisë dhe përvojës së Belottit mund të jetë joshës për shumë skuadra dhe Milan nuk mund të përjashtohet. Megjithatë, para së gjithash, Milani duhet të përcaktojë të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez dëshiron të luajë edhe një sezon në San Siro dhe në mars pritet një përballje me Maldinin.

Maldini nga ana tjetër nuk ka asnjë garanci që do t’i siguronte suedezit një fanellë titullari për sezonin e ardhshëm dhe afrimi i Belottit do ta bënte edhe më të vështirë këtë gjë. Sakaq, mundësia që Belotti të realizojë ëndrrën që ka që prej fëmijërisë për të veshur fanellën e Milanit mund të bëhet realitet në verë. /oversport.tv

You may also like