​Endrick ka ëndrra të mëdha te Reali: Dua pesë Liga të Kampionëve dhe 10 tituj të La Ligas

by admin
Spread the love

Ylli i Palmeiras, Endrick ka folur për ëndrrat e tij me skuadrën e ardhshme, Real Madridin.

Endrick do t’i bashkohet Realit pasi që të mbush 18 vjeç, respektivisht më 21 korrik të vitit 2024.

Tani, në një intervistë për “The Athletic”, Endrick ka bërë të qarta synimet që i ka te Reali, ku ndër të tjera tha se ai dëshiron të fitojë pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

“Unë do të doja të fitoja pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe 10 tituj të La Ligas me Real Madridin. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë që të luaj për Realin, babai im gjithmonë ka qenë një tifoz, unë gjithashtu. Do të ishte shumë mirë nëse do të luaja me Vinicius, Rodrygon dhe gjithashtu Mbappen”, tha Endrick.

Po ashtu, Endrick foli edhe për interesimin që kishin klubet e Premier Ligës në të.

“Marrëveshja me Chelsean dështoi? Isha i tërhequr nga Premier Liga, Londra dhe sigurisht Chelsea është një emër i fortë që ka fituar dy Liga të Kampionëve. Por unë gjithmonë e kam bërë të qartë te agjenti im se ëndrra ime ishte Real Madridi, doja të luaja te Reali”, tha Endrick. 

You may also like