“Ende nuk e kam takuar mamanë e tij”

by admin
Spread the love

“Big Brother Vip Albania” ishte një nga programet që bëri më tepër bujë gjatë këtyre muajve të fundit dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fituan pëlqimin dhe vëmendjen e të gjithëve padiskutim.

Një nga ish-banorët më të komentuar ka qenë finalistja Einxhel Shkira, e cila ishte e ftuar në “Pardon My French”, Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron.

Ndër të tjera, Einxhel u shpreh edhe për lidhjen e saj me DAGZ, dashuria e të cilëve lindi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ndonjëherë mendoj që është shumë gjë e mirë që ne të dy jemi njohur aty brenda, sepse jashtë do ishte më e veshtirë me këtë tipin tim”- u shpreh Einxhel.

Kujtojmë, se lidhja e dyshes nuk nisi menjëherë, teksa dukej se ishte Einxhel ajo që në fillim nuk dëshironte të krijonte lidhje brenda shtëpisë së “BBV”. Lidhur me këtë sjellje të saj, ajo është shprehur si më poshtë.

“Personi që do penalizohej më shumë nga kjo lidhje ishte DAGZ dhe kjo ndodhi. Shtëpia nuk e kishte nominuar kurrë deri kur u lidh me mua… Banorët mendojnë që kur këta janë bashkë, e bëjnë lojën dyshe.”

E pytur se ku qëndron kur shkon në Kosovë dhe nëse e ka takuar të ëmën e Dagz, Einxhel përgjigjet kështu:

“Ne kemi blerë një shtëpi në Prishtinë. Akoma nuk e kam takuar dhe nuk kam ngrënë nga gatimet e saj, por di që gatuan shum mirë, sepse kur kemi qenë brenda në Big Brother për Vitin e Ri na kanë sjellë gatime familjarët dhe e ëma e Dagz kishte sjellë gatimet e veta.”


You may also like