Ende asnjë marrëveshje Rusi-Koreja e Veriut për armët! Koreja e Jugut gjen “zgjidhjen” për Ukrainën

by admin
Spread the love

Rusia nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Korenë e Veriut, pavarësisht takimit të rëndësishëm mes liderëve të dy vendeve dhe shqetësimeve perëndimore se dy vendet e izoluara mund të përgatisin një pakt për armët si të nevojshme për luftën në Ukrainë.

Kim është në një udhëtim të rrallë jashtë vendit të tij të izoluar në Lindjen e Largët Ruse, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të kësaj jave.

Si pjesë e turneut të tij të zgjatur në Lindjen e Largët Ruse, Kim vizitoi një fabrikë të aviacionit ushtarak rus, një qendër kryesore inxhinierike.

Ai pa prodhimin e avionëve luftarakë të Rusisë, ndërsa Rusia ka njoftuar se lideri I Koresë së Veriut do të vazhdojë vizitën e tij edhe për disa ditë të tjera, pa dhënë një afat specifik kohor.

Nga ana tjetër Koreja e Jugut ka prezantuar një linjë prodhimi të teknologjisë së lartë me robotë dhe punëtorë super të aftë, të cilët po prodhonin me shpejtësi armë që mund të luajnë rol të rëndësishëm në Ukrainë.

Që nga pushtimi rus vitin e kaluar, fabrika në qytetin jugor të Changwon ka zgjeruar kapacitetin e prodhimit tre here së bashku me eksportet.


Top Channel

You may also like