EMV: Pas lejes së marrë nga Qyteti i Shkupit, do të vendosen tubacionet e ujit të ngrohtë në urën “Bellasica”

by admin
Spread the love

SHA EMV kumtoi se është e gatshme, pas lejes së marrë nga Qyteti i Shkupit, që t’i vendos tubacionet e reja të ujit të ngrohtë në urën “Bellasica” dhe do të investojë përpjekje maksimale që montimi i tyre të përfundojë në afatin sa më të shpejtë.

Nga SHA EMV potencojnë se zjarri në urë nuk është shkaku për anulimin e fillimit të sezonit të ardhshëm të ngrohjes, i cili fillon në tetor të vitit 2023 dhe të gjithë konsumatorët do të kenë furnizim të sigurtë dhe të pandërprerë të energjisë ngrohëse.

“EMV gjatë periudhës së kaluar në tërësi e ka përfunduar largimin e tubacionit të djegur në urën ‘Bellasica’, si dhe të gjitha aktivitetet përgatitëse për vendosjen e tubacioneve të reja, të cilat tanimë janë transportuar në lokacion”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, ura “Bellasica” nga dita e shtunë, më 2 shtator, është e hapur për qarkullim vetëm për automjete të lehta.

Ura ishte e mbyllur për qarkullim katër muaj pasi më 12 maj e ka kapluar zjarri.

MARKETING




You may also like