EMV gjatë ditës së kaluar ka prodhuar 15.179 MWh energji elektrike, janë plotësuar nevojat e amvisërive

by admin
Spread the love




SHA EMV më 12.12.2022 prodhoi 15.179 MWh energji elektrike, duke plotësuar tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Në termoelektranat janë prodhuar 12.933 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 2.246 MWh.
Ditën e kaluar EMV-ja furnizoi 850 MWh energji elektrike për furnizim shtesë përmes EMV Shitje. Kjo është energji elektrike për spitale, kopshte për fëmijë, ndërmarrje publike, kapacitete të industrisë ushqimore dhe objekteve të tjera infrastrukturore vitale në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


You may also like