Emri/ Trafik emigrantësh, kapet në Londër shqiptari drejt ekstradimit në Belgjikë

by admin
Spread the love

Fation Shuti, i kërkuar për kontrabandimin e një 14-vjeçari nga Kosova dhe të personave të tjerë, është shqiptari i cili u arrestua në Londër.

38-vjeçari kërkohet nga prokurorët në Belgjikë për të vuajtur dënimin me gjashtë vjet burg për trafikim njerëzor.

Një gjykatës në Atwestminster urdhëroi ekstradimin e tij muajin e kaluar së bashku me 37-vjeçarin nga Kosova, i cili përballet me një dënim pesë vjeçar.

Fation Shuti

Sipas gazetës Sunday Express te cilës i referohet Top Channel, Shutit iu dha shtetësia nga Home Office në vitin 2005 pasi kishte mbërritur në Londër para 6 vitesh.

Ai ndihmoi në kontrabandimin e emigrantëve të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar derisa u arrestua nga policia belge, së bashku me Bazegurore, pasi një kamion u ndalua pranë Calais në vitin 2016.

Trembëdhjetë shqiptarë u gjetën në bord. Shuti dhe Bazegurore iu dhanë 37 muaj burg në vitin 2017 në Belgjikë, por u liruan pasi u pezulluan dënimet. Në vitin 2018, gjykata i rriti dënimet e tyre në gjashtë dhe pesë vjet respektivisht.

Në këtë kohë, ata ishin dënuar me nëntë vjet në Britani. Shuti u lirua me kusht me kusht përkundrejt një pagese prej 25,000 paund në prill, pasi kishte përfunduar gjysmën e dënimit nëntëvjeçar.

Bazegurore është në paraburgim në burgun Wandsworth në jug të Londrës. Të dy po apelojnë ekstradimin.

 


Top Channel

You may also like