Emrat/ Ëndrra “Messi”, Barcelona mund të “ndihmohet” nga 17 lojtarë përfshirë Rey Manaj

by admin
Spread the love

Ëndrra për të parë sërish Lionel Messin në Barcelonë bie ndesh me “fair-play” financiar të imponuar nga La Liga, i cili në praktikë bllokon tregun katalanas.

Kështu, Mateu Alemany po punon për të ulur shpenzimet dhe për të rritur në maksimum të ardhurat në arkat e klubit katalanas.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Barça ka vendosur të nxjerrë në shitje në merkaton e verës një listë të gjatë lojtarësh.

Lojtarët që janë në huazim si: Samuel Umtiti (Lecce), Clement Lenglet (Tottenham), Abde (Osasuna), Nico (Valencia), Trincao (Sporting CP), Collado (Elche) dhe Sergino Dest (Milan), do të jenë të parët që do të bëjnë gati valixhet.

Në ndihmë mund t’i vijnë ato klube të cilave Barça i ka dhënë së fundmi disa lojtarë, me kontratë që i jep një përqindje në rishitje si Ferran Jutgla (Bruges), Juan Miranda (Betis), Oscar Mingueza (Celta Vigo), Ruqui Puig (LA Galaxy), Rey Manaj (Watford), Junior Firpo (Leeds), Coutinho (Aston Villa).

Ndërsa përveç tyre raportohet se ka edhe të paktën tre emra në skuadrën aktuale të Barçës që rrezikohen./ Shqip


Top Channel

You may also like