Emocionuese: Trajneri i Portos futi në lojë djalin e tij, ai shënon në minutën e fundit

by admin
Spread the love

Skuadra e Porto-s ka shënuar një fitore spektakolare në xhiron e 17-të të Ligës së Portugalisë, 3 me 2 ndaj Estorilit.

Protagonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte djali i trajnerit të Porto-s, Francisco Conceicao.

19-vjeçarin në lojë e inkuadroi babai i tij në minutën e 87’të, kurse golin ai e gjeti menjëherë në aksionin e radhës, në minutën e 89’të për rezultatin final 2 me 3.

Nga festa e madhe me të birin, Sergio i ekzaltuar shpërndau disa shuplaka dashurie për të birin e tij, i cili tashmë po ndjek hapat e ish-yllit të madh portugez

Me këtë fitore Porto mbeti lider me 47 pikë, tri më shumë se pozita e dytë Sportingu (44).

You may also like