Emisioni “25 minuta”: Hajredini: Ministrat e Maqedonisë shkuan në të gjitha vendet fqinje për të kërkuar energji dhe ushqim

by admin
Spread the love

Ish ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Xhevdet Hajredini, tha se Qeveria jonë ka reaguar më së keqi ndaj krizës ekonomike edhe pse ata pohojnë të kundërtën.

“Vetëm ministrat e Maqedonisë shkuan në të gjitha vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor për të kërkuar energji dhe ushqim. Asnjë ministër nga vendet fqinje nuk erdhi në Maqedoni të kërkojë as ushqim, as energji. Ata nuk janë fajtorë, por flasin të pavërteta. Por, kjo qeveri, ky kryeministër, këta ministra, të cilët merren me atë se si do të kalojnë në zgjedhjet e ardhshme, do fitojnë apo humbin, nuk munden të dalin e të flasin kështu troç. Unë jam i bindur, si dhe për pak kohë kam qenë në atë pozitë, që qytetarët më lehtë do ta pranoni që t’ju kumtohej gjendja objektive, që patjetër Maqedonia të ketë inflacion më të lartë për shkak të këtyre rrethanave objektive, ata përpiqen që paratë, politikën fiskale ta përshtatin enkas duke e menduar se si do të reflektojë ndaj të ashtu quajturës, stabilitet të qeverisë, e cila do të ballafaqohet, në mos me zgjedhje të parakohshme, atëherë me ato të rregulltat”, ka deklaruar Hajredini për emisionin “25 minuta”. /SHENJA/

MARKETING



You may also like