Emiratet heqin vizat për kosovarët – Shqip

by admin
Spread the love

Emiratet kanë hequr vizat për kosovarët, ndodhur kjo bash në ditët e para të lëvizjes pa viza në BE, nisur me 1 janar.

Është Presidenca kosovare ajo që jep lajmin tjetër të mirë të këtij fillmviti, duke thënë se “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani. /tesheshi.com/

You may also like