Emir Sahiti përplaset me lojtarin serb, komentatori kroat: Nis përballja Kosovë – Serbi

by admin
Spread the love

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Emir Sahiti ka shkëlqyer të dielën me Hajduk Splitin në kampionatin kroat të futbollit.

Sahiti ka realizuar në fitoren 0:2 të skuadrës nga Spliti, në udhëtim te Istra 1961, shkruan lajmi.net.

24-vjeçari gjatë ndeshjes ka pasur një përplasje me futbollistin kundërshtar serb, Mladen Devetak.

Dyshja në fjalë gjatë një momenti janë përplasur kokë më kokë, derisa u nevojit ndihma e futbollistëve tjerë në fushë për të qetësuar gjakrat.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Tiktok”, gjatë duelit mes Sahitit dhe Devetak, komentatori kroat dëgjohet duke e konsideruar si një përballje mes Kosovës dhe Serbisë.

Mëposhtë mund të shihni momentin./Lajmi.net/

You may also like