Emigrantët nuk do të dërgohen në Ruanda, Sunak kundërshton vendimin e Gjykatës: Do e apelojmë!

by admin
Spread the love

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministrit britanik Rishi Sunak, pasi Gjykata e Apelit rrëzoi planin e qeverisë për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda.

Teksa bëri me dije se do të apelojë vendimin, Sunak tha se nuk pajtohet me Gjykatën pasi Ruanda është vend i sigurt për emigrantët.

E respektoj gjykatën, por në thelb nuk pajtohem me përfundimet e tyre. Unë besoj fuqimisht se qeveria e Ruandës ka dhënë garancitë e nevojshme për të siguruar që nuk ka rrezik real që azilkërkuesit e zhvendosur sipas politikës së Ruandës do të kthehen gabimisht në vendet e treta – diçka që Zoti Kryetar i Drejtësisë pajtohem. Ruanda është një vend i sigurt. Gjykata e Lartë ra dakord. UNHCR-ja ka skemën e saj të refugjatëve për refugjatët libianë në Ruanda. Tani do të kërkojmë leje për të apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend dhe qeveria juaj, që duhet të vendosin se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë.“-deklaroi Sunak.

Gjykata e Apelit në Londër rrëzoi sot planin e qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda, duke e shpallur të paligjshëm. Dy nga tre gjyqtarët e Apelit në Londër argumentuan se Ruanda nuk ishte një “vend i sigurt” për t’i depërtuar atje emigrantët që mbërrijnë me gomone në Angli e më pas kërkojnë azil.

Vetëm një ditë më parë Home Office publikoi shifrën e frikshme të 179 mijë sterlinave për çdo emigrant qe do dërgohej në Ruanda. Qeveria britanike i ka dhëne këtij shteti afrikan deri më tani 140 milionë sterlina kur ende nuk është dërguar asnjë azilkërkues.

Gjithsesi, plani tashmë nuk është miratuar, dhe avionët e parë drejt shtetit afrikan, në një udhëtim prej 9 orësh nga Londra, të planifikuara për në muajin shtator, nuk do ngrihen më nga aeroportet e Britanisë.

Britania do ketë vetëm Shqipërinë si “komardare” për riatdhesimin e azilkërkuesve pasi këtij vendimi gjyqësor, pasi e vetmja marrëveshje riatdhesimi deri më tani me të vetmin shtet e ka pikërisht me Shqiperinë, në bazë të marrëveshjes së dhjetorit mes Ramës dhe homologut të tij britanik Rishi Sunak.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është një dështim i qeverisë e cila e ka iniciuar dhe ka investuar politikisht për realizimin e kësaj skeme mjaft të debatueshme. Mbetet të shihet se çfarë plani B ka tashmë Britania dhe konservatoret në pushtet për këtë çështje, nëse ka, një vit përpara zgjedhjeve të reja parlamentare të 2024-ës.

Sipas eksperteve të të drejtës, tanimë çështja do kaloj në Gjykatën Supreme, në Londër, ku do luhen të gjithë gurët e me pas si stacion të fundit në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut ne Strasburg, duke qene se këto ditë qeveria britanike, ndryshe nga ç’kishte kërcënuar ka hequr dorë këto ditë nga mos-aplikimi i të Ligjit të Drejtës Universale, ç’ka nënkupton se juridiksioni do kalojë në Gjykatën e Strasburgut si stacioni i fundit.

Kujtojmë se ishte kjo Gjykatë që qershorin e kaluar anuloi në orën e fundit të skadencës kohore avionin në pistë me azilkërkuesit e parë që priteshin të dërgoheshin në Ruanda.


Top Channel

You may also like