Emigracioni i paligjshëm, BE kërkon aleancë globale kundër trafikantëve

by admin
Spread the love

Greqia ka bërë hapa thelbësorë në menaxhimin modern të emigracionit, ka vënë në dukje Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, në një diskutim të fokusuar në “Zgjidhjet evropiane për sfidën e përbashkët të emigracionit” në Athinë.

Të pranishëm ishin edhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, zv/Presidentit të Komisionit Evropian Margaritis Schinas dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së.

Duke iu referuar emigracionit legal, Johanson tha se 3.5 milionë emigrantë vijnë në Evropë në mënyrë të ligjshme çdo vit dhe 300 mijë në mënyrë të parregullt, dhe se duhet bërë më shumë për ta bërë këtë sistem të funksionojë më mirë, ndërsa bëri thirrje për një aleancë globale kundër trafikantëve të paligjshëm.

“Por e vërteta është gjithashtu se pa emigrim ne do të vdesim nga uria, sepse ne kemi nevojë edhe për emigrimin, por kemi nevojë për të në mënyrë të rregullt. Dhe ky është udhëtimi që duhet të bëjmë së bashku”, tha Ylva Johansson.

Emigrimi legal funksionon shumë mirë, por nuk mjafton, ka thënë Johanosn sepse për arsye demografike, popullsia në moshë pune në BE ulet me një milion persona në vit, dhe kjo  do të thotë që emigrimi legal duhet të rritet me gati po kaq njerëz. Bëhet fjalë për një çështje kritike , menaxhimi i së cilës do të përcaktojë në masë të madhe vetë besueshmërinë e Bashkimit Evropian ka thënë edhe kryeministri grek Mitsotakis.

“Një politikë e drejtë emigracioni nuk do të thotë kufij të hapur ose inekzistentë. Do të thotë rregulla, humanizëm dhe ndjeshmëri pranë ligjit dhe rendit”, tha Mitsotakis.

Dike vënë në dukje edhe njëherë faktin se “kufijtë e Greqisë janë gjithashtu kufijtë tokësorë lindorë dhe detarë të Evropës’’, Mitsotakis mbrojti menaxhimin e emigracionit të parregullt nga ana e Greqisë, duke theksuar përmirësimet e kushteve në ishujt lindorë të Egjeut në krahasim me vitin 2019.

Por gjithashtu ai duke e konsideruar emigrimin jo domosdoshmërisht një çështje përçarëse, por si një çelës për zhvillimin ekonomik në se trajtohet në baza ligjore, ju referua edhe vendosjes së  alternativave për emigracionin e kontrolluar, që kërkon të bëjë edhe vetë Greqia në kushtet e mungesës së krahëve të punës në bujqësi, por edhe në sektorin e truizmit, me emigrantë nga vendet Aziatike apo Egjipti.


Top Channel

You may also like