Emërimi i Qokut si kandidat për deputet nga opozita e ka futur në qorrsokak politikën e shqiptarëve në Maqedoni – Shqip

by admin
Spread the love

Për emisionin Klan Debat ish ushtari i UÇK-së, Besim Hoda, tha se përpjekjet indivudale të partive politike shqiptare për përfshirjen e figurave politike që janë kyçe në Shqipëri dhe Kosovë, si kryeministri Albin Kurti janë dobësi e politikës shqiptare në Maqedoni. Sipas Hodës sot nuk guxon asnjë parti politike që në këtë mënyrë ta ndaj interesin shqiptar.

“Ne nuk duhet ta ulim aq poshtë politikën sa të mbajmë anë, njëra me Edi Ramën, e tjetra me Albin Kurtin. Kjo situatë është shumë e ulët, sepse çfar do të ndodhë kur Kurti të mos jetë më kryeministër, a do duhet që shqiptarët e maqedonisë të harrojnë Kosovën. Shqiptarët nga viti 19991 i kanë dhënë gjithshka Kosovës, dhe sot nuk guxon askush që individualisht dhe parcialisht ta ndajë interesin shqiptar.
Shqiptarëve të maqedonisë u duhet edhe Hashimi, edhe Rama, edhe Kurti, dhe gjithë të tjerët. Kjo tregon nivelin e ulët të plitikbërjes apo futjen në qorrsokak të politikës shiptare në Maqedoni.
Këtu ka problem që zotin Qoku e kemi sot pjesë të listave zgjedhore, sepse zoti Kurti ka deklaruar që nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk ka vendvendosje në Maqedoni. Kjo është një dobësi total e përfaqësimit politik edhe të opozitës shqiptare në Maqedoni./tvklan.mk/

You may also like