Emërimi i Osmanit për koordinator në Çair, Mexhiti: Pyesni Ahmetin, tendencë për të heshtur mendimin ndryshe

by admin
Spread the love

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka komentuar pas vendimit të kryetarit Ali Ahmeti për emërimin e Bujar Osmanit si koordinator të BDI-së për Çair, përcjell TV21. Në një përgjigje për TV21. Mexhiti tha se ky vendim është jostatutar, sepse nuk ka kaluar në organet e partisë.

Në lidhje me: BDI cakton Bujar Osmanin koordinator për Çairin.

“Mirë është zotëri Ahmetin ta pyesni për këto diferencime politike dhe tendencës për heshtjen e mendimit ndryshe! Sepse, ky është edhe një vendim jostatutar, që nuk ka kaluar në organet partiake”, tha Mexhiti për TV21.

You may also like